Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar mbrëmë se nuk do ta mbaj vendin të bllokuar.

Madje, për këtë ai i ka dhënë " />

Sekretari i AKR-së: Qëndrimi i ri i Pacollit në interes të shtetit

Sekretari i AKR-së: Qëndrimi i ri i Pacollit në interes të shtetit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar mbrëmë se nuk do ta mbaj vendin të bllokuar.

Madje, për këtë ai i ka dhënë 10 ditë afat LDK-së dhe VV-së të merren vesh për bashkëpunim, në të kundërtën ai ka paralajmëruar se mund ta mbështes PAN-in në formimin e qeverise.

E, në partinë të cilën ai e drejton, këtë qëndrim të Pacollit e shohin si pozitiv dhe përpjekje për zhbllokimin e situatës.

Zv-presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Vesel Makolli ka thënë se Pacolli në vazhdimësi e vendos në rend të parë interesin e shtetit.

“Deklaratat e presidentit vlerësoj se janë për zhbllokim të situatës. Pacolli në vazhdimësi e vendos gjithmonë interesin e shtetit si primar. Kjo situatë na çon në humbje. Ai po kërkon nga VV dhe LDK t’i bëjnë numrat. Pra, ta qesim presidentin para aktit të kryer. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di për çka po lufton VV dhe LDK”, ka thënë Makolli për ‘Indeksonline’.

Pacolli, sipas tij, gjithmonë ka kërkuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Kjo qeveri do të ishte me mandat të caktuar ku do të kryheshin do tema të mëdha dhe pastaj do të shkohej në zgjedhje të parakohshme”, ka shtuar ai.

Veprimin e Pacollit e kanë përshëndetur eksponentë të koalicionit PAN.