Sekretari i AAK-së tregon se si Rugova i besoi Haradinajt për kryeministër

Sekretari i AAK-së tregon se si Rugova i besoi Haradinajt për kryeministër

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur për kohën kur presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i pati dhënë mandatin e kryeministrit Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se ka qenë vendim i zorshëm për kohën, por që Rugova tek Haradinaj ka parë një lider, por edhe një burrë sipas traditës shqiptare, ndaj ka punuar fort dhe afërt me të.

“Ka qenë e papritur dhe e vështirë që Rugova me aq lehtësi dhe burrëri të dalë jashtë kornizave politike. Ishte thyerje e barrierave të asaj kohe. Ishte shpresë. Në atë kohë dhënien e mandatit për Ramush Haradinajn, Rugova e ka konsideruar burrëri. Ka qenë akt historik, në historinë e re të vendit”, ka thënë ai në Info Magazin të Klan Kosovës.

“Ka qenë bashkëpunim që qytetarët e kanë pritur. Të dy kanë kryer shumë punë të mëdha, të cilat faktori ndërkmbëtar i ka pasur zili. Rugovës i ka bërë përshtypje puna me lehtësi me Haradinajn. Ai ka qenë adhurues i burrërisë, i traditës. Këtë gjë ai e ka parë tek Ramush Haradinaj”, ka deklaruar ai.