Sejdiu tregon pse Vetëvendosje mori më pak vota në zgjedhjet lokale

Sejdiu tregon pse Vetëvendosje mori më pak vota në zgjedhjet lokale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka treguar pse Vetëvendosje nuk ka pasur sukses në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 22 tetor.

Në një emision në “Rrokum TV”, Sejdiu është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka një shtrirje të gjerë gjeografike nëpër Kosovë, duke ju referuar komunave në të cilat shkon në balotazh.

“Jemi në balotazh në gjashtë komuna, mendoj që komuna e Prizrenit, Podujevë, Viti, Gjilanit kanë një shtrirje të mirë gjeografike e po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka një shtritje të mirë”, ka thënë Sejdiu.

Po ashtu Sejdiu gjatë këtij emisioni ka folur edhe për marrjen e vogël të votave të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në lokale në krahasim zgjedhjet nacionale të 12 qershorit.

“Si Lëvizje Vetëvendosje duhet të jemi përgjegjës për fushatat që i bëjmë në zgjedhjet lokale, sepse për nacional kuptohet, duhet reflektim prej nesh se ku po mungon lidhja tek ne, dhe lista për zgjedhjet lokale duhet të mendohet më gjatë”,  është shprehur Sejdiu.

Lëvizja Vetëvendosje do të shkoj në balotazh në gjashtë komuna më 19 nëntor. /Insajderi.com