Sejdiu: PAN të kthehet nesër në seancë

Sejdiu: PAN të kthehet nesër në seancë

Deputeti i LAA-së Korab Sejdiu, ka thënë se koalicioni PAN i cili nuk mori pjesë në seancë, duhet të kthehet nesër dhe të vazhdojë te tentojë ta zgjedhë kryetarin e kuvendit.

“Kështu që po shpresoj që nesër në seancë do te vetëdijesohet koalicioni PAN dhe do ta shtyjë përpara propozimi e tyre, të cilin mendojnë se do ta votojnë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ka thënë se barra duhet të bie mbi secilin deputet se si voton.

Pavarësisht kësaj, Sejdiu ka thënë se LAA është e konsoliduar.