Sejdiu: Pakoja e Ahtisaarit nuk thotë t’i jepet tokë Malit të Zi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikon që Kosova t’i japë mijëra hektarë tokë Malit të Zi, por kufirin e sheh si çështje normale ndërmjet dy vendeve.

Sejdiu: Pakoja e Ahtisaarit nuk thotë t’i jepet tokë Malit të Zi

Ai e konsideron gabim trashanik që fati i kufirit t’i lihet në duar Podgoricës. Sejdiu shpreh skepticizëm se LDK-ja mund të dalë si partia e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

“Pakoja e Ahtisaarit e ka shumë të qartë Kushtetutën e 74-s dhe gjendjen në Kosovë deri më 1988”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për Zërin.

Sipas tij, ka qenë tërësisht e papranueshme që drafti i marrëveshjes i është lënë të hartohet nga Mali i Zi.

Madje ish-presidenti Sejdiu ka zbuluar se edhe në takimet që ka pasur me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç së fundmi, asnjëherë nuk ka qenë temë demarkacioni pasi që është konsideruar si një çështje normale.