Sejdiu komenton kalimin e Kadaj-Bujupit nga VV në AAK

Sejdiu komenton kalimin e Kadaj-Bujupit nga VV në AAK

Dardan Sejdiu, deputeti i dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Donika Kadaj-Bujupi ka vendosur vet për kalimin nga Lëvizja Vetëvendosje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sejdiu, në një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk mund ta vlerësojë apo gjykojë vendimin e ish-deputetes së Vetëvendosjes.

“Ajo që është më e rëndësishme, është që secili deputet në këtë Kuvend merr vendime për veten”, ka thënë Sejdiu.

“Unë nuk mund ta vlerësoj dhe gjykoj atë, sepse në fund të ditës ajo është e zgjedhur e popullit dhe Donika e ka marrë vendimin në këtë mënyrë”, ka thënë Sejdiu. /Insajderi.com