Sejdiu: Kisha nuk mund të trajtohet mbi ligjin

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kisha në oborrin e Universitetit të Prishtinës po keqpërdoret si temë, për t’i mirëmbajtur relacionit e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sejdiu: Kisha nuk mund të trajtohet mbi ligjin

“Fatkeqësisht po keqpërdoret kjo farë teme, me idenë që çifti i Hashim Thaçit të mirëmbajë relacionet me Vuçiqin. Është e thjeshtë fare, nuk kanë asnjë dokument me të cilin autorizohen të punojnë në atë objekt”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, në Radio Dukagjini.

Sejdiu ka thënë se ka edhe objekte tjera fetare pa leje, por kanë sjellë dokumentacionin për legalizim.

Kjo kishë, sipas tij, është ndërtuar me idenë e kolonizimit të Kosovës.

“Këta nuk kanë sjellë asnjë dokument dhe nuk munden me u sjellë mbi ligjin”, është shprehur Sejdiu, shkruan lajmi.net.