Sejdiu ia numëron kryeministrit dështimet në Prishtinë

Sejdiu ia numëron kryeministrit dështimet në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj akuzave që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ia drejtojë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha sot se Lëvizja Vetëvendosje ka shkatërruar kryeqytetin e Prishtinës.

E pas kësaj deklarate të Mustafës të dhënë me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Prishtinë, ka reaguar nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu. Sejdiu ia numërojë Mustafës dështimet e tij gjatë periudhës sa ishte kryetar  Prishtinës, raporton Insajderi.

“E mbaj në mend 3 Janarin e vitit 2014, pasi Isa Mustafa kishte qeverisur per 7 vite Prishtinën, kur për herë të parë vizitova Qendrat e Mjekesise Familjare, kur vizitova Trafikun Urban me 5 autobusat e mbetur, cerdhet e Prishtines (ato 7 qe kishin mbetur prej kohes se Titos), e qe besa edhe laboratoret qe nuk ishin fare ne shkolla fillore, me pastaj sportelet ne administrate dhe rendet e qytetareve duke shpenzuar ore te tera per nje certifikate te lindjes, krejt keto i mbaje ne mend”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Sejdiu akuzoi kryeministrin Mustafa se shkatërrimin që ia bëri Prishtinës “po ia bën edhe Kosovës”. /Insajderi.com