Seancat e radhës do të mbahen të enjten dhe të premten

Seancat e radhës do të mbahen të enjten dhe të premten

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se seancat e ardhshme janë ndarë në dy ditë të caktuara.

“Kemi ndarë dy seanca një për të enjten dhe të premten për ti shqyrtuar pikat e rendit të ditës që janë në vazhdim, ku të premten do të jenë tri interpelanca dhe një debat”, ka thënë Haliti.

Ai ka njoftuar se “interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës është shtyrë për një ditë të pa caktuar për shkak se ai është në një udhëtim”, ka treguar Haliti.

Gjithashtu, Haliti ka folur edhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se kthimi i saj është i domosdoshëm sepse duhet të punojmë për problemet që i kemi së bashku

“Shpresoj se edhe ata do ta kuptojnë se janë në Kosovë dhe duhet të punojnë për problemet që i kemi së bashku”, ka thënë Haliti.

Ndërsa Haliti është pyetur edhe për koalicionin në mes partisë së PDK-së dhe LDK-së ku ka thënë se “ne si koalicion nuk kemi probleme, mirëpo si do që të jetë kjo është në dorë të atyre që koordinojnë partitë, parlamenti nuk është kompetente që të flasë nëse koalicioni është në luftë, ka përfunduar Haliti.