Seancat e nxehta të Kuvendit dhe një ‘Déjà vu’ në kërkim të votave

Seancat e nxehta të Kuvendit dhe një ‘Déjà vu’ në kërkim të votave

Këtë javë deputetet e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për të diskutuar, votuar e mos-votuar rekomandimet e deputetëve.

Kësaj radhe at e nisën me votimin e rekomandimeve të interpelancës për kryeministrin, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së LDK e VV lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave nuk ka marrë dritën jeshile nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Aty ishin gjithsej, 49 për, 58 kundër dhe 0 abstenime, kështu Kuvendi nuk ka miratuar rekomandimet e propozuara nga LDK dhe VV lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ndërsa, në seancën e 15 marsit, Mimoza Kusari-Lila propozoi që të përfshihen 40 përqind e grave nëpër borde të kompanive private dhe kjo u hedh në votim dhe me shumicë votash është miratuar.

Por, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani vlerësoi se amendamenti 12 i këtij projektligji nuk duhet të miratohet, meqë sipas tij, pjesëmarrja e grave në borde me dyzet për qind, është kushtetuese dhe krijon vështirësi në zbatim të ligjit.

Në vazhdim të seancës, është bërë përzgjedhja e kandidatit për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Me votim të fshehtë, deputetët zgjodhën Fehmi Mehmetin Guvernator të BQK-së.

Është vazhduar më pas me zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, me mandat trevjeçar. Me shumicë votash, nga komuniteti pakicë u zgjodh Mariana Adamoviq, ndërkaq sa i përket anëtarit nga komuniteti shumicë shqiptar, pasi që asnjëri kandidat i propozuar nuk arriti votat e mjaftueshme, mbetet që konkursi të përsëritet prapë.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës u gjend në një situatë “Déjà vu” me atë të Qeverisë Isa Mustafa, me qëllim të mbledhjes së votave për ratifikimi i demarkacionit. Ramush Haradinaj vazhdoi të mblidhte vota.

Seanca e jashtëzakonshme për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, do të mbahet të martën në ora 16:00, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 81 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një vote.

Debatet e deputetëve ishin të zakonshme me ato të më hershme vetëm që këtë javë debati desh eskaloi në dhunë kur pas  kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit kësaj lëvizjeje, Astrit Dehari.

Pas disa orë debati të ashpër në seancën e Kuvendit, ku në interpelancë ishte thirrur kryeministri Ramush Haradinaj për Rastin Dehari, mocioni i propozuar nga Vetëvendosje nuk është votuar, për mungesë kuorumi. Nga 52 deputetët e pranishëm në sallë, 27 votuan kundër, 23 për dhe 2 abstenuan.

Mungesa e kuorumit po ndodh shpesh kohët e fundit. Rekomandimet pritet të votohen/hedhen poshtë në seancën e ardhshme.

Mocioni i propozuar nga Vetëvendosje ka tri pika:
1. Realizimi pa vonesa i hetimit të pavarur ndërkombëtar si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligj zbatuese të Republikës së Kosovës.
2. Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa.
3. Shkarkimi nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar – Dhurata Hoxhës, si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetime të pavarura.

Ndërsa rekomandimi, në të cilin siç thuhet “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heq të gjitha shpenzimet”. Këto rekomandime kaluan dhe u votuan nga 62 deputetë, 49 ishin për ndërsa 13 kundër.

Po ashtu, në votim u hodh edhe projekt-rezoluta e Vetëvendosjes, e cila ishte kërkesa që në Kuvend e solli shoqëria civile.

Edhe kjo rezolutë u votua nga 62 deputetë, por nuk kaloi ngase 20 vota ishin për, 17 kundër dhe 25 abstenime. /Insajderi.com