Së shpejti premiera e filmit të regjisorit shqiptar ku luan Van Damme

18.03.2017 14:00
Së shpejti premiera e filmit të regjisorit shqiptar ku luan Van Damme

Shqiptari Pjetër Malota, i cili për herë të parë në Amerikë ka shkuar në moshën 13 vjeçare, ku jeton edhe sot, ka realizuar filmin e tij të parë në rolin e regjisorit.

Kjo nuk është përvoja e parë me filmin për Malotën, pasi që, ai edhe më herët ka marrë pjesë në filma të ndryshëm aksion të Hollywood-it, por të bërit regji, konsiderohet të jetë përvoja e tij e parë, pikërisht me filmin “Kill’em All”, shkruan KultPlus.

Bashkëpunimi mes karateistit shqiptar Pjetër Malota dhe aktorit të famshëm Jean- Claude Van Damme ka filluar qysh herët, por së fundi, Van Damme është pjesë e filmit “Kill’em All”, që regjinë e këtij filmi e ka bërë regjisori shqiptar Pjetër Malota.

Ky film pritet të vijë premierë shumë shpejt, për një gjë të tillë ka njoftuar vetë regjisori Malota, i cili ka postuar edhe postierin e filmit.
Në film, përpos Van Damme luajnë edhe aktorë të shumtë si: Peter Stormare, Maria Conchita Alonso, Autumn Reeser, Daniel Bernhardt.