Së shpejti nënshkruhet kontrata prej 1 miliard euro për ndërtimin e “Kosovës së Re”

28.03.2017 11:02
Së shpejti nënshkruhet kontrata prej 1 miliard euro për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se kontrata për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re” pritet të nënshkruhet së shpejti. Sipas tij, termocentrali i ri do të prodhojë 450 megavate orë energji elektrike dhe kostoja e ndërtimit do të jetë mbi 1 miliard euro.

Ministri Stavileci, ka thënë se janë në fazën përmbyllëse të projekteve energjetike si pjesë e Strategjisë Afatgjate për Sektorin e Energjisë 2017-2026, me të cilat përfundimisht do të bëhen zgjidhje të qëndrueshme për transformimin e ekonomisë së vendit tonë, e cila ka vuajtur shumë si rezultat i mosfurnizimit të rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

“Pas një procesi të gjatë negociues presim që shumë shpejt ta caktojmë datën e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale, e cila i paraprin hapit të fundit të projektit, atij të tenderimit për ndërtuesin e termocentralit”.

“Kostoja totale investuese pritet të jetë diku mbi 1 miliard euro, prej të cilave 30% sigurohet nga investitori amerikan ‘Contour Global’ dhe 70% nga institucionet ndërkombëtare financiare, agjencitë kredituese të eksportit dhe bankat komerciale. Kapaciteti prodhues do të jetë 450 MË me efiçiencë 40%, që dëshmon se teknologjia e cila përdoret do të jetë në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë Stavileci.