Së paku 13 të vrarë në sulmin terrorist në Barcelonë

Së paku 13 të vrarë në sulmin terrorist në Barcelonë

Të paktën 13 persona raportohet të kenë vdekur dhe shumë të tjerë në rrezik për jetë në sulmin terrorist në Barcelonë.

Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, “Placa Catalunya”, dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë sulm, që policia spanjolle e ka cilësuar si terrorist.  Të dyshuarit nuk kanë drejtuar furgonin kanë mirëpo besohet se kanë lidhje me sulmuesit, njofton The Independent duke u bazuar ne mediet lokale.

Policia ka thënë se janë ende në kërkim të njeriut që po ngiste furgonin./Insajderi.com