Schweinsteiger: United, klubi im i fundit në Evropë

Schweinsteiger: United, klubi im i fundit në Evropë

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger ka zbuluar nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Manchester United, skuadra e tij e zemrës që në fëmijëri.

“Tigri” ka theksuar se “Djajtë e kuq” përbënin të vetmen arsye pse ai mund të linte klubin ku lindi dhe u zhvillua në një lojtar të klasit botëror, Bayerni.

“Manchester United do të jetë klubi im i fundit në Evropë. I respektoj klubet e tjera, por Manchester United ishte i vetmi që mund të më bënte të lija Bayernin. Do të jem gati, nëse skuadra ka nevojë për mua. Kjo është e gjitha që mund të them për gjendjen time aktuale. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme në javët e fundit”, janë fjalitë e shkruara nga Schëeinsteiger.

Kështu, ndryshe nga sa është thënë në medie, 32-vjeçari do të vazhdojë edhe për një vit aventurën e tij të fundit në kontinent, siç zbulon ai vetë.

PSG-ja, Juventusi dhe kampionati turk ishin përmendur si destinacione të mundshme të tij, por kampioni i botës ka sheshuar çdo spekulim.