Schweinsteiger transferohet te Chicagos Fires

Schweinsteiger transferohet te Chicagos Fires

Bastian Schweinsteiger ka kompletuar transferimin te skuadra amerikane e Chicagos Fires.

Ish-mesfushori i Manchester United ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, e cila kap vlerën prej 4.5 milionë dollarësh.

Gjermani 32-vjeçar pas kalimit të testeve mjekësore është prezantuar para mediave, ku ka realizuar edhe një stërvitje të shkurtër.

Merret vesh se Schweini do të bart numrin 31 te skuadra e ligës amerikane të MLS-it.

Kujtojmë se me ardhjen e trajnerit të ri te Unitedit, Jose Mourinho, ish-reprezentuesi gjerman nuk pati shumë hapësirë duke u paraqitur vetëm në katër ndeshje dhe kjo bëri që të largohet prej skuadrës angleze.