Scholes “godet” Pogban: Mjaft tentove t’i ngjash Messit

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes ka komentuar momentin negativ të Paul Pogba, duke theksuar se ai duhet të luajë thjesht dhe të mos mundohet të imitojë Lionel Messin.

Scholes “godet” Pogban: Mjaft tentove t’i ngjash Messit

Ylli francez po përballet me kritika të ashpra dhe Scholes kërkon që Pogba të punojë sa më shumë për të bërë diferencën në fushën e lojës.

“Unë mendoj se ai e ndërlikon vetë situatën pasi kërkon të bëjë shumë gjëra me topin në këmbë. Përpiqet të triblojë 3 apo 4 lojtarë dhe e mban topin përherë në këmbë. Duhet të luajë më thjeshtë sepse kjo është ajo që bën një lojtar i Manchester United. Ata nuk blenë një Messi për të kaluar 5 lojtarë dhe më pas topi përfundon përherë në korne. Ata kanë blerë një lojtar të fuqishëm në mesfushë”, tha Scholes.

Gjithsesi, Scholes nuk dëshiron ta dekurajojë lojtarin, duke nxjerrë në pah cilësitë e tij.

“Ai ka talent dhe shumë cilësi. Mund të imponohet në lojën sulmuese dhe të vrapojë. Nëse luan me një takim me Zlatan dhe krijon zona të lira, askush nuk mund ta pengojë. Ai është një lojtar aq i fuqishëm sa mund të bëhet i papërballueshëm për këdo”, deklaroi legjenda e “Djajve”.

Në fund, Scholes shton se Manchester United duhet të afrojë edhe një lojtar mes Modric e Kroos për ta disiplinuar sa më shumë francezin. /Insajderi.com