Schalke largon nga skuadra Avdijajn, tregon arsyet

Schalke largon nga skuadra Avdijajn, tregon arsyet

Lamtumira e Donis Avdijajt nga Shalke bëhet gjithnjë e më e afërt. Klubi i cili i kishte vënë klauzolë largimi prej 49 milionë eurosh kontratës së talentit të sulmit të Kosovës, tani me sa duket është mërzitur nga sjelljet e tij dhe e ka nxjerrë në shitje.

avdijaj tedesko

 Mediat gjermane publikuan sot lajmin se Avdijaj dhe Sidnei Sam ishin lënë jashtë fazës përgatitore nga klubi i Bundesligës.
Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi në Gjermani, edhe Shalke konfirmoi se tani futbollistët në fjalë duhej të shihnin për një sistemim të ri.

“Me skuadrën nuk kanë udhëtuar Sidnei Sam dhe Donis Avdijaj. Të dy lojtarët duan dhe duhet të eksplorojnë të ardhmen e tyre sportive. Sidomos për 20-vjeçarin Avdijaj është aktualisht e rëndësishme që të sigurojë minutash në ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Avdijaj u kritikua nga drejtuesit e klubit dhe u ndëshkua me mospraninë në një ndeshje miqësore pasi nuk zbatoi orarin që klubi u kishte vendosur të gjithë lojtarëve për t’u paraqitur. /Insajderi.com