SBASHK dhe Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

SBASHK dhe Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Në ambientet e Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, së bashku me Presidentit e Sindikatës së bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës z. Rrahman Jasharaj dhe ekzekutivit të Klinikës, është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në mes të dy palëve, për të ofruar zbritje në shërbime shëndetësore për të gjithë anëtarët e sindikatës dhe familjarët e ngushtë të tyre, me qëllim të mbështetjes së gjithë mësimdhënësve që kontribojnë në shkollimin e brezave të rinjë.

I pari i këtij institucioni të njohur shëndetësor, z. Kusari është shprehur i lumtur që sot po nënshkruan këtë marrëveshje duke shprehur kështu respektin për gjithë personelin arsimor të Kosovës dhe për punën që ata janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Një mbështetje e institucionit privat drejt mësimdhënësve në Kosovë, është një obligim që secili nga ne kemi për detyrë të socializohemi me nevojat dhe domosdoshmëritë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës, ka nevojë për shërbime të specializuara dhe zgjidhje brenda vendit në aspektin e shëndetësisë, shtoi z. Kusari.

Pasi ka nënshkruar këtë marrëveshje për zbritje çmimesh për shërbimet në këtë institucion për anëtarësinë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohje për z. Kusarin dhe stafin e tij, që me këtë veprim human po shprehin respekt për të punësuarit në arsim dhe për misionin e tyre të shenjtë në edukimin e arsimimin të të rinjëve.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ekzekutivi i Klinikës Amerikane ka shoqëruar kryetarin Jasharaj, këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtaren Rrezarta Bahtjarin për të parë ambientet e kësaj klinike.

Mysafirët janë mahnitur me ambientet shëndetësore dhe rregullin e përkushtimin e stafit, për të qenë sa më afër pacientëve të shumtë që ishin në ambientet e këtij institucioni të njohur shëndetësor.

Të theksojmë se ky institucion shëndetësor gjendet në Magjistralen Prishtinë- Shkup, km3 dhe për detaje më të hollësishme mund të vizitoni www.american-art.net ose kontaktoni në 038606116 ose 044126188.