Sarkozy ndalohet për shkak të lidhjeve financiare me Gaddafi-n

Hetimet po bëhen për lidhjen e financimit libian të fushatës së Sarkozy-t në vitin 2007, transmeton agjencia Reuters.

Sarkozy ndalohet për shkak të lidhjeve financiare me Gaddafi-n

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy sot në mëngjes është ndaluar në polici për shkak të hetimin në lidhje me parregullsi financiare gjatë fushatës së tij të parë në vitin 2007.

Hetimi po kryhet për shkak të dyshimit se Sarkozi ka pranuar në mënyrë të paligjshme shumë milionë euro nga ish lideri libian Moahmmer Gaddafi.

Burimi nga gjykata, i cili është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me rastin, ka thënë për AP se Sarkozy mbahet në paraburgim në stacionin e policisë në Nanter, në perëndim të Parisit, transmeton Insajderi.com.

Burimi i agjencisë amerikane ka kërkuar të mbetet anonim sepse nuk ka kompetenca të flet për këtë lëndë.

Sarkozy dhe ish shefi i tij i personelit mohojnë se ka pasur diçka të gabuar që kanë bërë në këtë rast, e cila ka përfshirë financimin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale  në vitin 2007.

Edhe pse hetimi është duke u zhvilluar qysh nga viti 2013, rasti u popullarizua tri vite më vonë kur një biznesmen fracezo-libian Ziad Takiedin ka thënë për sajtin hulumtues “Mediapart” që i ka dorëzuar Sarkozy-t dhe ish shefit të  tij të personelit valixhet nga Libia në të cilat kanë qenë 5 milionë euro në para të gatshme.

Avokati i ish presidentit francez nuk kishte qasje për të komentuar.

Hetuesit po hetojnë pretendimet se regjimi i Gaddafi-t në mënyrë sekrete i ka dhënë Sarkozy-t gjithsej 50 milionë euro për fushatën e vitit 2007, gjë që ishte më shumë se kufiri legal për financimin e fushatave, i cili në atë kohë ishte 21 milionë euro.

Përveç kësaj, pagesa e pretenduar e fushatës së Sarkozy-t i ka shkelur rregullat franceze, me të cilat ndalohet financimi nga bota e jashtme dhe kërkon publikimin e burimit të mjeteve për realizim të fushatës.

Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri 2012./Insajderi.com.