Sandokani i famshëm i televizioneve në Jugosllavi

Sandokani i famshëm i televizioneve në Jugosllavi

Sot 71 vjeçar, Bedi në vitet e 70-ta luante rolin e Sandokanit, serialit që shfaqej edhe në pjesën e Jugosllavisë. Ai edhe e vizitoi Jugosllavinë asaj kohe pasi kishte realizuar 25 filma.

Bedi e vizitoi Beogradin, mes tjerash vizitoi edhe lagjen e famshme Skadarlija, ku edhe xhiroi një pjesë të serialit të asokohshëm – “Sandokan”.

Seriali realizohej bazuar në novelën e shkruar nga Emilio Salgari, me vetëm gjashtë episode të një sezone, nga 6 janari deri me 8 shkurti i vitit 1976.

Me vizitën e tij në Beograd, populli e kuptoi dhe doli në rrugë për ta përshëndetur, shkruan KultPlus.

Në vizitën e tij në Jugosllavi, Sandokani i njohur takoi Novak Novak – humoristin serb, me të cilin vizituan edhe pjesën e Beogradit të quajtur Terazije.

Sandokani asokohe u bë serial shumë i ndjekur jo vetëm në televizionet jugosllave, por në mbarë Evropën, dhe kjo i solli famën e madhe aktorit indian, me nënë angleze dhe me dëshirën që të bëhej një arkitekt.

Kabir Bedi ka lindur në Mumbai, ndërsa në vitin 1983 ka luajtur edhe në njërin prej filmave të serisë James Bond. Që nga viti 1982 ai është edhe anëtar i Akademisë Oscars.

Lajmet e asokohshme tregojnë se ai qëndronte në Hotel Jugosllavia, para se të shkonte në Dubrovnik dhe në Ljubljanë.