Sanchez zëvendësues i Griezmannit tek Aletico

Sanchez zëvendësues i Griezmannit tek Aletico

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, shihet si objektivi primar për afatin veror të transferimeve nga skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ndërsa në rast transferimi të tij atëherë do hapej rruga e largimit të Antoine Griezmannit.

Kiliani nuk ka rinovuar ende kontratën e tij aktuale me skuadrën londineze, e cila skadon në qershor të 2018.

Në këto rrethana, skuadra londineze është duke u shqetësuar se ai mund të kërkoj transferimin diku tjetër në fund të këtij sezoni.

Mediet në Kili, duke përfshirë El Grafico de Chile, raportojnë se Atletico Madrid kanë bërë kilianin si objektiv kryesor për të zgjidhur mungesën e golave, teksa edhe gazeta spanjolle, AS, raporton për interesin nga Los Rojiblancos.

28-vjeçari u bashkua me Gunners nga Barcelona në verën e vitit 2014, por atë kohë ka pasur raportime se ai ka qenë në diskutime me skuadrën e Diego Simeones, e cila është në pritje të vendimit final nga FIFA rreth ndalimit të transferimeve deri në vitin 2016, pasi duan të hiqet ose zvogëlohet sikurse Real Madridit, përcjell Telegrafi.

Çdo marrëveshje për Sanchez mund të hapë rrugën për largimin e Antoine Griezmann nga e Los Colchoneros, pasi interesimi për të nga skuadrat e Ligës Premier është i madh, teksa shifra që këto skuadra ofrojnë është deri në 100 milionë euro për yllin francez.