Sanchez pritet të transferohet në Manchester Untied

Sanchez pritet të transferohet në Manchester Untied

Jose Mourinho po planifikon ta transferoj Alexis Sanchezin gjatë janarit nga Arsenali.

Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse afati kalimtar i verës ka përfunduar me 1 shtator.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Jose Mourinho po planifikon të bëjë një ofertë për yllin e Kilit, i cili ka kontratë me Arsenalin vetën deri në fund të këtij sezoni.

The Sun shkruan se Jose Mourinho po mendon që në janar të ofroj 25 milionë funte për Sanchezin, i cili gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë nga Emirates.

Sanchez kishte ofertë edhe nga Manchester City, por Arsenali kishte refuzuar 60 milionë funte për Sanchezin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. /Express/