Sanchez i ofrohet skuadrës së madhe spanjolle, por refuzohet

Sanchez i ofrohet skuadrës së madhe spanjolle, por refuzohet

Alexis Sanchez është i gatshëm që të largohet nga Arsenal për të kaluar në Real Madrid.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez e ka bërë të qartë se sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë te ndonjë skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Agjenti i lojtarit është në kërkim të një skuadre të re, pas PSG, Chelsea dhe Bayern Munich nuk po paguajnë 50 milionë euro që kërkon Arsenal.

Sipas OK Diario, Sanchez i është ofruar kampionëve të Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.

Por, kjo mundësi është refuzuar nga trajneri Zinedine Zidane, i cili beson se ka një skuadër të kompletuar në sulm.