Sanchez merr vendim të largohet nga Arsenali

05.03.2017 21:41
Sanchez merr vendim të largohet nga Arsenali

Alexis Sanchez është larguar nga një seanncë stëvitore e javës së kaluar dhe është përfshirë në një sherr me shokët e ekipit në dhomat e zhveshjes – dhe kjo është arsyeja pse Arsene Wenger zgjodhi të mos e aktivizonte si titullar në ndeshjen kundër Liverpool të shtunën.

Sanchez ka shokuar shokët e ekipit duke u lënë përgjysmë një seancë stërvitore dhe, kur ata u kthyen në dhomat e zhveshjes, ka pasur konfrontime të ashpra midis tij dhe shokëve të ekipit.

Një incident me një lojtar tjetër thuhet të ketë qenë arsyeja pse lojtari është larguar nga seanca stërvitore.

Kjo ngjarje shton thashethemet se sulmuesi është pranë largimit nga Topçinjtë në fund të sezonit.

Wenger u shpreh se kishte lënë jashtë Sanchez për shkak se kërkonte më tepër prezencë në ajër duke aktivizuar Oliver Giroud dhe Welbeck. Por gjatë pjesës së parë të tmerrshme, Sanchez u fut në lojë në të dytën duke ndryshuar sado pak rrjedhën e lojës me asistin e tij drejt Welbeck.

Situata me Sanchez përfaqëson një tjetër re të zezë mbi Arsenal. Klubi ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

E ardhmja e Mesut Ozil, i cili konsiderohet si ylli tjetër i ekipit, është gjithashtu në dyshim. Ahtu si Sanchez, atij do t’i mbeten vetëm 12 muaj të mbetur në kontratë në fund të sezonit.