Sanchez i fiton një pikë Arsenalit në Paris

PSG dhe Arsenal kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje, të parën e Ligës së Kampionëve për këtë stinor.

Sanchez i fiton një pikë Arsenalit në Paris

PSG kaloi e para në epërsi me golin e Cavanit që në minutën e parë, por Arsenal barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Alexis Sanchez në minutën e 78′ të takimit.

Në këtë takim, Shkodran Mustafi luajti titullar, ndërsa mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka u inkuadrua në pjesën e dytë si zëvendësues.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Baselit dhe Ludogoretsit përfundoi me rezultat të njëjtë 1-1. Të katër skuadrat e grupit kanë nga një pikë pas xhiros së parë.

Në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili luajti në qendër të mesfushës. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x4t3ezw_psg-1-1-arsenal-all-goals-highlights-hd_sport