“Sanchez është i lindur për të luajtur për Manchester United”

“Sanchez është i lindur për të luajtur për Manchester United”

Disa lojtarë janë të lindur për të luajtur për Manchester United dhe Alexis Sanchez është njëri nga ta. Ai mund të përballojë presionin e madh për të qenë pjesë e këtij klubi.

Sanchez është një ‘luftëtar’ i bekuar me talent të jashtëzakonshëm. Ai është një vrasës brenda zonës, i cili jeton për të shënuar gola.

Dy vite më parë, ai ishte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë por këtë sezon ai nuk e ka shijuar lojën e tij në Arsenal.

Ai është duke shkuar te një klub që ka lojtarë si Romelu Lukaku, Paul Pogba dhe David De Gea.

Me këtë skuadër plotë yje, Manchester United do të jenë një forcë e madhe gjatë viteve të ardhshme.

Tifozët do ta duan atë. Manchester United ka një traditë të sulmuesve që janë të shpejtë dhe rrezikshëm. Sanchez ka një etikë që nuk dorëzohet kurrë dhe do të rris nivelin e stërvitjeve.

Po, ai do të paguhet me një shumë të madhe parash, por ky është futbolli tani. Sanchez është një nënshkrim i jashtëzakonshëm në çfarëdo mënyre.

Kolumne e Jamie Redknapp për “Daily Mail” e përkthyer nga arbresh.info.