Samsung do të ndërtojë fabrikën më të mëdhe të prodhimit të ekraneve

Samsung do të ndërtojë fabrikën më të mëdhe të prodhimit të ekraneve

Samsung Display ka rritur kapacitet sidomos me partneritetin e ri me Apple ku do të prodhojë ekran OLED për iPhone 8.

Samsung Display do të ndërtojë fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të ekraneve OLED me 30% më shumë kapacitet sesa fabrikat aktuale të kompanisë.

Raporti vjen nga media Koreane ET News e cila thotë se prodhimi në masë nga fabrika do të filloi në 2019-ën dhe do të prodhohen 180,000-270,000 panele çdo muaj.

Samsung Display ka rritur kapacitet sidomos me partneritetin e ri me Apple ku do të prodhojë ekranet OLED për iPhone 8.

Ky telefon pritet të debutojë gjatë Vjeshtës dhe sipas disa raportimeve Apple ka porositur 70-92 milion panele OLED nga Samsung.

Një tjetër raport nga Koreja e Jugut thotë se në 2019-ën e gjithë linja iPhone do të ketë ekrane OLED. /PCWorld Albanian