Samsung synon të shesë 43 milionë Galaxy S9/S9+

Samsung synon të shesë 43 milionë Galaxy S9/S9+

Samsung ka riafirmuar besimin se dyshja e Galaxy S9 do të performojë më të mirë sesa paraardhësit S8.

 

Kompania synon të shesë 43 milion njësi këtë vit për modelet Galaxy S9 dhe S9+ së bashku.

 

Ishte media Koreane The Bell e cila raportoi objektivat e Samsung. Për tre mujorin e parë gjigandi Korean pret shitje prej 12 milion njësi më pas 13 milion, 10 milion dhe së fundi 8 milion për tre muajt e fundit të 2018-ës.

Objektivi i ri i Samsung është 2 milion njësi më shumë sesa 41 milion njësitë e shitura të Galaxy S8/S8+ por më pak se 47 milion njësitë e shitura të Galaxy S7/S7+ në 2016-ën.

Counterpoint Research ka parashikuar 40 deri në 43 milion njësi të shitura. Megjithatë raportimet e para thonë se porositë për Galaxy S9 janë më të dobëta sesa S8-ës.

Për të ruajtur besnikërinë e konsumatorëve, Samsung do të rimbursojë një pjesë të vlerës së S9-ës për ata që kthejnë Galaxy S8-ën. /PCWorld Albanian