Samsung shpjegon përse bateritë e Galaxy Note 7 po eksplodojnë

Bateritë e Galaxy Note 7 vazhdimisht janë duke eksploduar, duke shkaktuar mbi 35 aksidente të evidentuara nga Samsung pasa se të tërhiqen nga kjo kompani.

Samsung shpjegon përse bateritë e Galaxy Note 7 po eksplodojnë

Kompania ka identifikuar këto bateri të prodhuara nga Samsung SDI e edhe ka gjetur shkakun e eksplodimit, ndërsa ka vendosur që të tërheq të gjithë 2.5 milionë Galaxy Note 7.

Nga kompania e Samsung kanë shpjeguar arsyen e eksplodimit: “Bazuar në hetimet tona, ne kemi mësuar se ka probleme me qelizat e baterisë”.

Nuk është shpjeguar në detaje problemi se çfarë ndodh, por nëse anoda dhe katoda vijnë në kontakt direkt, rezultati nuk është i mirë.