Samsung publikoi video reklamë të Galaxy Note 8-ës

Samsung publikoi video reklamë të Galaxy Note 8-ës

Na ndajnë vetëm 8 ditë nga debutimi i Samsung Galaxy Note 8-ës dhe përpara prezantimit Samsung zbuloi detaje të cilat mund ti prisnit.

Në një klip të publikuar me titull #big bigger, Samsung tregon atë çfarë përdoruesit do të mund të bëjnë me telefonin e ri.

Edhe pse videoja na tregon pothuajse asgjë rreth telefonit, Samsung lë të kuptohet se është S Pen i cili do të mundësojë disa prej veçorive të reja ku videoja mbyller me #DoWhatYouCant.

Sipas klipit çfarë nuk është e mundur do të jetë e mundur. Çdo vit kompania përditëson lapsin stylus jo vetëm në harduer por edhe softuer.

Megjithatë ende nuk dimë rreth asaj që mund të ofrojë S-Pen në Note 8 dhe nisur nga videoja dedikuar besojmë se do të jetë shumë i rëndësishëm për telefonin.