Samsung planifikon rikthimin e Note 7

28.03.2017 13:33
Samsung planifikon rikthimin e Note 7

Samsung shpreson që të rishpërndajë pajisjet Galaxy Note 7, që i tërhoqi nga tregu pas rasteve të shumta të avarive të shfaqura me baterinë, që shkaktonin flakë në pajisje.

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë thotë se 2.5 milionë Note 7 pasi janë riparuar kanë mbetur stok dhe thotë se është gati të gjejë një marrëveshje me kompanitë celulare në Korenë e Jugut për ta rihedhur në treg pajisjen.

Por para se të ndodhë kjo, kompania duhet të marrë më parë miratimin nga autoritetet vendase që mbrojnë konsumatorin dhe ato të sigurisë.

Lajmi për rikthimin e Note 7 mbërrin një ditë para se Samsung të publikojë hedhjen në treg të një pajisjeje të re, që do të ndodhë të martën me 29 mars.