Samsung paditet për eksplodimin e Note 7

Ka qenë vetëm çështje kohësh kur Samsung të merr akuza dhe padi rreth eksplodimeve të pajisjes Galaxy Note 7. Tani, një njeri nga Florida ka bërë padinë e parë ndaj Samsung, raporton Reuters.

Samsung paditet për eksplodimin e Note 7

Samsung është paditur nga një person të cilit Galaxy Note 7 i ka eksploduar në xhep duke quar në djegie të shkallës së dytë të këmbës së tij dhe gishtërinjëve.

Ky person, Jonathan Strobel, ka deklaruar se eksplodimi ka ndodhur më 9 shtator. Në atë kohë, Samsung kishte lëshuar lajmin jo-zyrtar të tërheqjes së pajisjes nga tregu.

Padia synon të arrij dëmshpërblim për faturat mjekësorë, dhimbjet dhe pagat e humbura, raporton Reuters.