Samsung ka shitur 5 milion Galaxy S8 dhe S8 Plus

Samsung ka shitur 5 milion Galaxy S8 dhe S8 Plus

Samsung ka shitur më shumë se 200 mijë Galaxy S8 dhe S8 Plus çdo ditë që nga dalje në shitje më 21 Prill.

Një zyrtar i kompanisë konfirmoi për The Investor se shitjet e kombinuara të Galaxy S8-ës ishin përtej 5 milion njësive.

Kjo shifër është akoma edhe më e lartë kur kemi në konsideratë faktin se Galaxy S8 është shitur në vetëm disa shtete. Më 21 Prill filluan shitjet në Korenë e Jugut, SHBA, Kanada dhe Porto Riko, shkruan PcWorld.

Sakaq në javët në vijim doli në shitje në tregjet Evropiane. Brenda fundit të muajit kompania tha se Galaxy S8 dhe S8 Plus do të jenë në shitje në 120 vende të botës brenda fundit të muajit.

Mbërritja e Galaxy S8-ës së bashku me shitjet e fuqishme nga biznesi i çipeve të memorjes pritet të nxisin fitime rekord tek Samsung për tre mujorin e dytë të vitit.