Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7

06.09.2016 19:07

Samsung ka njoftuar gjatë javës së kaluar se do të tërheq nga tregu pajisjen e fundit të saj, Galaxy Note 7 e cila është shitur në 2.5 milionë njësi që prej lansimit muajin e kaluar.

Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7

Kompania do të zëvendësojë njësitë e Galaxy Note 7 për shkak të një problemi me baterinë që është hasur në disa raste të ndryshme. Ky hap do të mund t’i kushtoj Samsung një shumë të madhe parash.

Sipas një raporti të ri thuhet se tërheqja e Galaxy Note 7 do të mund të krijojë një humbje prej një miliard dollarësh, nëse supozohet se kompania do të zëvendësoj të gjitha 2.5 milionë njësitë e shitura.

Edhe pse shifra prej një miliard dollarësh është e lartë, për Samsung kjo është vetëm një pjesë e vogël e të hyrave që kompania ka zhvilluar për këtë vit. Specifikisht, shuma e humbur nga Galaxy Note 7 do të jetë vetëm 5 për qind e të hyrave totale që Samsung ka zhvilluar gjatë këtij viti. /Insajderi.com