Samsung galaxy 8 nuk do të ketë vend për kufje

Samsung galaxy 8 nuk do të ketë vend për kufje

Gjatë 2016-ës u fol shumë për telefona pa vendin standart të kufjeve që jemi mësuar të shohim deri tani në telefonat tanë, por Samsung “mendon” ta vazhdojë këtë “bisedë” edhe gjatë vitit 2017 duke mos hequr dorë nga kjo ide.

Sipas raportimeve të techsot, pritet që Samsung Galaxy 8 të dalë pikërisht pa vend të posaçëm për kufje. Pritet që Galaxy S8 të dalë me një portë USB të tipit-C e cila do përdoret edhe për karikim edhe për të dëgjuar muzikë. Një portë të tillë kishte dhe Note 7, por ne e dimë se si përfundoi ajo histori .

Shumë zera po përhapin shumë “thashetheme” rreth S8-ës që po vjen. Thonë që smartfoni mund të jetë me bokse stereo (dhe kjo ka kuptim nëse flasim për mungese të vendit të kufjeve), mendohet që nuk do të ketë një buton “Home”. Ka zëra që flasin për një sensor për shenjat e gishtërinjve të përshtatura për ndërfaqen e saj super Amoled (klikoni fjalën për të parë kuptimin e saj).

Dhe ndërsa flasim për ndërfaqen, flitet që ekrani i S8-ës pritet të jetë me të njëjtin rezolucion por nuk do ketë ndërfaqen PenTile, gjë e cila shpresojmë të përmirësojë mprehtësinë kontureve.

E ndërsa Samsung pregatitet të publikojë këtë produkt, ne na mbetet vetëm të presim dhe të shpresojmë që edhe nëse nuk do jetë shume high-tech, të paktën të mos shpërthejë …