Samsung bllokon karikimin e Galaxy Note 7

Samsung bllokon karikimin e Galaxy Note 7

Pas limitimit të disa telefonave Galaxy Note 7 në 60 për qind dhe ndalimit total të karikimit në SHBA, Samsung do të lëshojë një përditësim të ri për të ndaluar mbushjen e baterisë së telefonave tjerë të këtij lloji nëpër botë.

Samsung ka raportuar që u ka marrë përdoruesve dhe ka ndaluar qarkullimin e rreth 97 për qind të Galaxy Note 7 duke kompensuar me telefona falas, por siç duket disa ende po mbajnë telefonat e tyre edhe pse kanë defekt, shkruan faqja e njohur e pajisjeve elektronike GSMArena.

Për mbrojtjen e këtyre njerëzve kompania Samsung do të fillojë të bllokojë fare mundësinë e karikimit të Note 7-ës gjatë këtij muaji.

Disa masa të ngjashme janë marrë në disa shtete, si duke limituar kyçjen në rrjet të Galaxy Note 7-ës.

Që nga gabimi fatal në Galaxy Note 7 dhe Samsungut iu desh të largonte fare fabletin nga tregu, Galaxy S7 edge ka qenë zëvendësim.

Tani të gjithë ata që duan ekrane më të mëdha, javën tjetër do të lansohet Samsung Galaxy S8 dhe S8+.