Samsung me aplikacion për shpërqëndrimin në timon

Samsung me aplikacion për shpërqëndrimin në timon

Samsung synon të godasë rreziqet e shpërqendrimit të shkaktuar nga telefonat e mençur teksa jemi në timon apo me biçikletë.

Kompania po teston në vendet e ulëta një aplikacion të quajtur In-Traffic Reply, që përgjigjet në mënyrë automatike kur merret një mesazh apo një telefonatë, për ti bërë të ditur personit që i telefonohet se është në trafik, shkruan Top Channel.

Në mes të majit ky aplikacion vjen në Play Store të Google. Ai shfrytëzon GPS për të kuptuar nëse përdoruesi është në makinë apo në biçikletë. Mund të zgjedhësh mes përgjigjeve standarde të tipit “Jam në timon, nuk të përgjigjem dot tani”, apo një përgjigje gazmore me animime.

Për Samsung kjo nuk është përpjekja e parë për të mbështetur sigurinë në rrugë. Vitin e kaluar ka publikuar “S bike mode”, për telefonin e menqur Galaxy J3 në Indi, kur përdoruesi është në timon dhe i telefonojnë, funksioni përgjigjet me një mesazh të regjistruar më parë.