Sampaoli: Nuk ishte e lehtë fitorja ndaj një skuadre e cila nuk dinte për humbje

Sampaoli: Nuk ishte e lehtë fitorja ndaj një skuadre e cila nuk dinte për humbje

Pas ndeshjes së mbrëmshme, në mes Sevilas dhe Real Madritit, ku Sevila fitoj me rezultat 2:1 ndaj Reali Madritit, trajneri i saj, Jorge Sampaoli, tha se nuk ishte e lehtë të fitohej ndaj një skuadre e cila nuk dinë për humbje.

“Shpresoj se ky entuziazëm i kësaj skuadre të vazhdojë. Nuk ishte e lehtë të bënim këso paraqitje ndaj një kundërshtari që nuk kishte pësuar humbje për 40 ndeshje me radhë, por në fund morëm fitore të merituar”.

Ekipi i trajnerit Zinedin Zidan, humbi 2-1 në fushën e Sevilas, një kundërshtar i fortë që luftoi deri në finale për të marrë atë që i takonte në fushë dhe në fund gëzoi për 3 pikë. /Insajderi.com