Sami Lushtaku sërish i pranishëm në odat ku gjuhet me armë

Nën ritmet e muzikës me çifteli në një odë në Skenderaj, ku ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Skenderajt, gjuajti me armë njëri nga të pranishmit, i cili ishte ulur afër dritares. Teksa po darkonin në odë, ai hapi derën e dritarës dhe gjuajti me armë në drejtim të pacaktuar. 

Sami Lushtaku sërish i pranishëm në odat ku gjuhet me armë

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka qenë i pranishëm të enjtën në një odë në Skenderaj ku është gjuajtur me armë zjarri.

Nën ritmet e muzikës me çifteli në një odë në Skenderaj, ku ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Skenderajt, gjuajti me armë njëri nga të pranishmit, i cili ishte ulur afër dritares. Teksa po darkonin në odë, ai hapi dritaren dhe gjuajti me armë në drejtim të pacaktuar.

E gjithë skena po xhirohej me kamerë të telefonit dhe po transmetohej direkt në rrjetin social Facebook, raporton Insajderi.

Në videon e publikuar në Facebook nga njëri prej të pranishmëve në odën ku ishin mbledhur vetëm burra, shihej Sami Lushtaku teksa qëndronte jo larg personit që gjuante me armë.

Pas gjuajtjes me armë, pamjet shfaqin një tjetër burrë që e merr armën nga personi që shtiu me të dhe e dërgon tek një person tjetër. Prej atij momenti nuk vërehet se është gjuajtur prapë me revolën që sillej nëpër odë.

Kjo nuk është hera e parë që Sami Lushtaku është parë nëpër oda ku është gjuajtur me armë zjarri – e cila përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Madje, në dhjetor të vitit të kaluar, Lushtaku ishte inçizuar duke gjuajtur vet me armë zjarri në odën e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës. /Insajderi.com

Videon mund ta gjeni duke klikuar: KËTU