për Insajderin " />

Sami Lushtaku flet për akuzat e Dinës: Nuk e njoh as biznesmenin

Sami Lushtaku flet për akuzat e Dinës: Nuk e njoh as biznesmenin

Një orë pasi shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, tha për Insajderin se është ndalur dhe kërcënuar në rrugë nga biznesmeni, Naim Sallahu, pronar i kompanisë “Sallahu” dhe Shaban Lushtaku, për të cilin tha se është kushëri i Sami Lushtakut, ka reaguar edhe vet kryetari aktual i Skenderajt.

Sami Lushtaku i tha Insajderit se nuk është e vërtetë që ai ka qenë i përfshirë në këtë kërcënim që Dina thotë se ia bënë Sallahu dhe kushëriri i tij, Shaban Lushtaku.

“Kjo është e ulët. Nuk e di sesi mund të akuzohet dikush për këso gjërash. Kjo është si me ta hedhë një bombë midis shtëpie”, ka thënë Lushtaku për Insajderin.

Shefi i OSHP-së: Jam kërcënuar nga një biznesmen dhe një kushëri i Sami Lushtakut

Pretendimit të Dinës, se ka folur me Lushtakun, gjatë kohës kur Sallahu dhe Shaban Lushtaku e kishin ndalur në një rrugicë të kryeqytetit, e ka mohuar Lushtaku.

“Mua më thërrasin 300 deri ne 400 veta në ditë. Nuk është e vërtetë që kam folur me Dinën në telefon, madje as që e njoh”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku tha se nuk e ka idenë as për “tenderin 21 milionësh” të cilin e ka fituar kompania “Sallahu” pronari i së cilës, Naim Sallahu, Dina pretendon se e ndali në rrugë dhe e kërcënoi.

“Unë nuk e njoh as këtë Sallahun e as Dinën. Nuk po e kuptoj se nga kanë ardhur këto pretendime të Dinës, megjithatë e konsideroj të ultë këtë akuzë”, ka thënë Lushtaku për Insajderin.

E Dina, i tha Insajderit se e di edhe arsyen e këtij kërcënimi që sipas tij ka ardhur nga Sallahu dhe Lushtaku.

“Është një ankesë në OSHP e bërë nga disa kompani kundrejt një tenderi 21 milonësh në Ministrinë e Infrastrukturës që e ka fituar kompania ‘Sallahu’ pronë e Naimit, njërit prej personave që më kanë ndalur në rrugë”, ka thënë Dina./Insajderi.com