Sali Berisha: Nuk jam i informuar nëse Hashim Thaçi ishte arrestuar në Tiranë

Sali Berisha: Nuk jam i informuar nëse Hashim Thaçi ishte arrestuar në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për arrestimin e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, gjatë viteve të ’90-ta.

Berisha ka treguar se në atë kohë nuk  ishte i informuar për arrestimin e Thaçit dhe për arsyet që, sipas tij, ka mund të ndodhë ky incident.

“Nuk kam pasur absolutisht asnjë njohur. E di një gjë, arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, por për shkak të veprimeve për Kosovën, nuk ka”, ka thënë Berisha në emisionin “Komiteti”.

Ai ka shpjeguar nëse gjatë udhëheqjes së tij kanë ndodhur arrestime të tilla, për shkak të bartjes së armëve, gjë të cilën, siç thotë Berisha, e kishte lejuar vetë ai.

“Zahir Pajazitin e kanë kapur me armë, në mos gaboj, në Has. Tani është kapë me armë, sepse polici ose ushtari atje, e ka cilësuar si trafikant, dhe më pas është liruar. Në dijeninë time vetëm Zahiri është arrestuar”, ka thënë Berisha.

Berisha ka treguar se a kishin biseduar ndonjëherë me Thaçin rreth këtij arrestimi.

“Sa për Thaçin, ai nuk më ka pyetur asnjëherë për arrestimin e tij, por të them një gjë: nuk çuditem që ka ndodhur si moment i shkeljes së ligjit”, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë./Insajderi.com