Sadri Ramabaja zbulon të dyshuarit tjerë

Sadri Ramabaja zbulon të dyshuarit tjerë

Gjithçka kishte nisur më 13 mars kur u plagos, Azem Vllasi. I dyshuari kryesor, Murat Jashari, një shqiptar me banim në Zvicër, e pranoi se deshi ta vriste ish-anëtarin e Lidhjes Komuniste. Kishte thënë se organizata “Syrti i Popullit” kishte një listë me emrat e liderëve që do të vriteshin.

Prokuroria ka ngritur dyshime se pjesë e këtij grupi janë edhe disa persona, në mesin e të cilave, edhe Sadri Ramabaja.

Sadri Ramabaja, një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dikur pjesë e LPK-së, sot, e bëri publike një Ftesë të Prokurorisë Speciale, ku ishte i dyshuar për dy vepra terroriste.

E para kishte të bënte me vrasjen e liderëve të Shtetit dhe e dyta me përgatitjen e veprave terroriste.

Krejt këto dyshime, Ramabaja i lidhi me aktivitetin e tij politik dhe anëtarësimin në Partinë e Albin Kurtit, ku ishte asamblist i Prishtinës. Më herët kishte qenë pjesë e Partisë së Behgjet Pacollit, AKR’së.

Ramabaja tha se krejt veprimet e Prokurorisë i ngjajnë me kohën kur ishte marrë nga UBD e Jugosllavisë dhe ishte dënuar pse po punonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Edhe emrin e Prokurorit Sylë Hoxha, Ramabaja e lidhi me PDK-në dhe Klanin Pronte.

“Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, shkroi Ramabaja, në një reagim në FB.

Rasti për të cilin dyshohet Ramabaja ka të bëjë me plagosjen e ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat.

Prokuroria e ka vendosur në listën e të dyshuarve Ramabajën pasi Murat Jashari kishte pasur takim me Ramabajën pak kohë para se ta plagoste Vllasin.

Madje, i dyshuari Jashari, i cili kishte themeluar një organizatë me emrin “Syri i Popullit” kishte thënë se ekziston një listë me emrat e atyre që do të likuidoheshin.

Në atë listë ishin liderët aktualë e deri te ish-udhëheqësit komunistë. Ishte emri i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit e zyrtarëve të tjerë të Shtetit.

Në një intervistë, Presidenti Thaçi kishte thënë se ishte shokuar kur kishte lexuar emrat e atyre që do të vriteshin.

Mirëpo, nuk është vetëm emri i Ramabajës, si i dyshuar për dy vepra terroriste.

Ramabaja zbuloi se në mesin e të dyshuarve janë edhe pesë të tjerë. Në mesin e tyre edhe një deputete e vetëvendosjes.

“Deri tani, nga ljo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje sit ë dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (është thirrë perms telefonit, e natyrisht nuk I është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi I tij); Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (professor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe  5. Ibrahim Kelmendi (njri nga tre themeluesit e LPK-së, I vetmi I mbetur gjallë e në jetë)”, ka shkruar Ramabaja.