Sadri Ramabaja dyshohet për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Sadri Ramabaja dyshohet për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Sadri Ramabaja, dyshohet për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Në cilësinë e të pandehurit ai është ftuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për veprën terroriste apo veprën penale kundër rendit kushtetues.

Ramabaja, siç shkruan në ftesën, më 9 tetor duhet të paraqitet në Prokurori.

Prokuroria ka paralajmëruar se, nëse ai nuk i përgjigjet thirrjes, atëherë do ta sjellin me forcë në Prokurori./Express/