Sabiha Shala: Sportistëve në Pejë do t`u ndajmë buxhet prej 3%

Sabiha Shala: Sportistëve në Pejë do t`u ndajmë buxhet prej 3%

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Pejës, Sabiha Shala gjata takimit që ka pasur me përfaqësuesit e klubeve sportive në këtë komunë u ka premtuar atyre buxhet prej 3%.

Shala tha se sporti është drithërim i punës së madhe dhe përkushtimit të madh të lojtareve, dhe ky mund e përkushtim i madh natyrisht se meriton më mirë.

Përveç buxhetit Shala tha se në qeverisjes e saj do të bëhen edhe investime të tjera.

“Qeverisja ime me Pejën do ti ndan sportistëve një buxhet prej 3%, do ti siguron ndërtimin e sallës së Xhudos, koncesionimin e stadiumit të qytetit përmes PPP-së, renovimin e stadiumeve tjera, ndërtimi i qendrave rekreative sportive në çdo bashkësi lokale, si dhe mbështetja e ndërtimit të qendrës së skijimit në Bogë”, tha Shala.