Sabiha Shala premton lehtësira për investuesit e huaj

Sabiha Shala premton lehtësira për investuesit e huaj

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sabiha Shala, gjatë vizitës që ka zhvilluar në bizneset në Pejë ka premtuar lehtësira për investuesit e huaj.

“E lumtur të takoj përfaqësuesin e kompanisë së prodhimit të ujit “SPIRIT OF DRINI”, ku do të investohen 56 milion euro dhe do të punësohen 100 persona! Pronari i kësaj kompanie është investitori gjerman Thomas Schoeffler, i cili shumë shpejt do të sjellë investimin e ri në këtë kompani:, tha Shala.

Shala garantoi  lehtësira rreth të bërit biznes gjatë qeverisjes së saj.

“Sjellja e investitorëve të huaj është në fokusin tim qeverisës. Në këtë formë dhe forma të tjera do të arrijmë të mos e lëmë asnjë të papunësuar në komunën e Pejës”, deklaroi Shala.