Sabiha Shala: Fshatrave të Pejës do t`ua kthejmë dinjitetin

Sabiha Shala: Fshatrave të Pejës do t`ua kthejmë dinjitetin

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala të merkuren ka vizituar fshatrat e kësaj komune, duke u premtuar atyre kthimin e dinjitetit.

Shala qëndroj në Gllaviqicë, Ramun dhe Jabllanicë të Madhe ku u prit nga banorët e këtyre fshatrave, para të cilëve shpalosi programin qeverisës.

“Këta njerëz meritojnë më mirë, sepse qeverisjet e kaluara në Pejë nuk i ofruan kushtet e duhura për këta banorë, prandaj shpejt do t’i jepet dinjiteti me qeverisjen time”, deklaroi Shala!