Mustafa tregon se janë shitur 60 për qind e aksioneve të “Riinvest”-it

Mustafa tregon se janë shitur 60 për qind e aksioneve të “Riinvest”-it

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që dha dorëheqje nga politike një ditë pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, Muhamet Mustafa, në deklarimin e pasurisë ka shkruar se tashmë janë shitur 60 për qind të aksioneve të Kolegjit “Riinvest”.

“Gjatë vitit 2016 në “Kolegjin Riinvest” me qëllim të konsolidimit financiar të tijë janë shitur 60% të aksioneve”, ka shkruar ai në fund të deklarimit të pasurisë për vitin 2017.

Por Mustafa nuk e ka sqaruar se kujt i janë shitur aksionet e as sa ka qenë vlera monetare e tyre.

Në deklarimin e pasurisë, Muhamet_Mustafa 2016  kishte deklaruar 20 për qind të aksioneve në “Riinvest” me vlerë prej gjysmë milioni euro, ndërsa në deklarimin Muhamet_Mustafa 2017 ka deklaruar 8 për qind të aksioneve në vlerë prej 625 mijë eurove.

Mustafa ka 100 për qind të aksioneve në dy kompani “Rina shpk” në të cilën kapitali i aksioneve është shkruar zero euro dhe “Rina Group” në të cilën vlera e aksioneve është raportuar 1 mijë euro.

Për këtë ka dhënë një arsyetim.

“Kompania “RIMA” shpk, pronë e fëmijëve, nuk kam punuar fare në vitin 2016, ndërsa Rima Group ka pasur një aktivitet minimal”, ka shkruar Mustafa.

“Fëmijët jetojnë ndaras me fëmijët e tyre”, ka shtuar ai.

Përndryshe ai ka deklaruar këtë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Përveç të ardhurave personale të paraqitura më lartë, kam marrë edhe pensionin mbi bazë të kursimeve në TPK, nga 460 Euro në muaj”, ka shtuar Mustafa./Insajderi.com

Lexo në Insajderi

EKSPERTËT E RIINVEST-IT PËRFITOJNË MIJËRA EURO NGA KUVENDI E QEVERIA