Sa për qind ka rënë numri i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e 2013-s

Sa për qind ka rënë numri i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e 2013-s

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në sajtin me të dhëna direkte të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhjet e sotme të 22 tetorit kanë votuar 805.841 qytetarë nga 1 milionë e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote.

Në përqindje i bie që kanë votuar 43.85 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve, ka një rënie të numrit të votuesve. Në Zgjedhjet Lokale 2013, kishin votuar  46.31 për qind e qytetarëve.

Ishin 746.729 fletëvotime të vlefshme, ndërsa 70.782 të pavlefshme.