“Sa i pafytyrë dhe legen” – Zafir Berisha ofendon nënkryetarin e LDK-së

“Sa i pafytyrë dhe legen” – Zafir Berisha ofendon nënkryetarin e LDK-së

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha e ka quajtur “legen” dhe “të paftyrë” nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Agim Veliu, i cili është edhe kryetar i komunës së Podujevës, gjatë manifestimi të 27 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet kërkoi zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së, pas luftës së Kosovës në vitet 1998-99.

“Pashmangshëm këto ditë i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideologët e veprimtarët, deputetët e kryetarët që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie, si Fehmi Agani, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, ushtarakë e veprimtarë tjerë dhe Fadil Ferati mbetën shëmbëlltyra dhe dedikim nderimi. Ndërsa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin, gjithsesi”, u shpreh Veliu.

E për këtë kërkesë të Veliut, reagoi deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha. Ai e quajti të pafytyrë Veliun, duke thënë se e ka gjetur momentin që po afrohen zgjedhjet, për të kërkuar zbardhje të këtyre rasteve.

“Sa të pafytyrë! Gati 3 vite ka që e kanë pushtetin, tash kur po afrohen zgjedhjet kërkojnë që të zbardhen “vrasjet politike” !? Çfarë legena, ende dëshirojnë të përfitojnë politikisht me fatkeqësitë e njerëzve”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Insajderi.com