Sa lexojnë të rinjtë kosovarë?

Sa lexojnë të rinjtë kosovarë?

Leximi i librit zë vend të madh te të rinjtë e Prishtinës.

Por, sipas tyre nuk kanë edhe shumë kohë që të lexojnë libra sipas dëshirës së tyre pasi janë të ngarkuar me literaturë të drejtimeve që ata i ndjekin.

“Zakonisht, pasdite, kur kthehem në shtëpi, ha bukë dhe lexoj nga ora 4:00 deri në 12:00 të natës. Kur vjen koha e provimeve lexoj edhe më gjatë”, thotë studentja Ramize Neziri.

“Jam në vitin e parë të studimeve. Kryesisht lexoj që janë të drejtimit tim. Gjatë kohës së lirë lexoj edhe libra të tjerë që janë të drejtimit tim por që nuk janë në literaturën bazë që e kemi”, thotë studenti Blendon Arifi.

Të pyetur a preferojnë leximin e librave apo formën elektronike, të rinjtë japin përgjigje të ndryshme.

Studenti i Shkencave Politike, Shpat Krasniqi, thotë se zakonisht lexon në mënyrë elektronike, për shkak se në anglisht materialet janë më të detajizuara./Rel.

“Nëse nuk e ndi erën e librit nuk mundem ta ndjej atë që përmban libri”, thotë Ramize Neziri.